E nderuara familje Shaqiri,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj e kolegut tonë Prof. Zeqir Shaqiri. Profesor Shaqiri ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të mësimdhënësve në fushën e Fizikës, që nga themelimi i Fakultetit të Edukimit 20 vite më parë, ndërsa kontributi i tij në sistemin e arsimit ka filluar edhe më herët.
Në emër të Fakultetit të Edukimit, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Profesor Shaqiri do të kujtohet nga studentët e kolegët e tij dhe komuniteti më i gjërë arsimor.
U prehtë në paqe!
Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi
Dekan i Fakultetit të Edukimit