Fakulteti i Edukimit shënon Ditën e Mësuesit përmes aktiviteteve të ndryshme

07 Mars 2023
SHARE

Me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 marsit, Fakulteti i Edukimit organizoi një numër të aktiviteteve. Studentët e fakultetit prezantuan një ekspozitë lidhur me pasqyrimin e Abetares shqipe ndër vite si dhe kontributin e figurave të shquara kombëtare në zhvillimin e edukimit shqip. 

Ndërsa, në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane, u organizua ceremonia e certifikimit të 50 mësimdhënësve të cilët kishin ndjekur trajnimin e ofruar nga Fakulteti i Edukimit. Trajnimi kishte fokus integrimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm në klasë.

Gjatë ditës, u mbajt edhe simpoziumi i organizuar nga Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Universitetin e Grazit dhe Universitetin e Mitrovicës dhe Universitetin e Prizrenit e që fokus ishte prezantimi i rezultateve të analizave nga të dhënat e testeve ndërkombëtare shikuar nga perspektiva e dimenzionit social të arsimit. Stafi i Fakultetit të Edukimit ka realizuar 5 hulumtime shkencore që trajtojnë relevancën e zgjedhjes së strategjive të mësimdhënies dhe sfodin socio-ekonomik të nxënësve në raport me arritjet e tyre akademike në testet ndërkombëtare si PISA dhe TIMMS. 

Të gjitha këto nisma tregojnë për angazhimin dhe qasjen e institucionit ndaj zhvillimit të profesionit të mësuesisë nga një perspektivë e zgjeruar e angazhimit studentor, avancimit të punës shkencore dhe lidhjes më të mirë me sistemin shkollor.

Të gjithë studentëve, mësimdhënësve dhe kolegëve- Urime Dita e Mësuesit!