Fakulteti i Edukimit sërish përfitues i grantit ERASMUS Capacity Building in Higher Education

01 Gusht 2023
SHARE

Në Korrik 2023, Fakulteti i Edukimit morri përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për financim të projektit 4 vjeçar "ValuED". Projekti synon të lehtësojë një reformë përmbajtësore për zhvillimin profesional të mësimdhënësve për të pasqyruar edukimin e bazuar në vlera dhe për të promovuar edukimin gjithëpërfshirës, ​​barazinë, mosdiskriminimin dhe kompetencat qytetare në të gjitha nivelet e arsimit.

Aktivitetet përfshijnë:

🟢zhvillimin e politikave arsimore në nivel kombëtar;

🟢reformimin e kurseve dhe programeve të përgatitjes së mësimdhënësve para shërbimit;

🟢ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në shërbim për integrimin e edukimit për vlera në klasë dhe në jetën shkollore;

🟢mësimdhënien e diversitetit dhe ndërtimin e kompetencave të qytetarisë së përgjegjshme;

🟢zhvillimin e programeve të qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve në shkollat ​​për ndërtimin e kulturës demokratike të shkollës dhe krijimin e mjediseve mësimore gjithëpërfshirëse; dhe

🟢zbatimin e ndërhyrjeve në nivel shkolle me qëllim të zhvillimit të klimës demokratike dhe gjithëpërfshirëse në shkolla.

Projekti me kohëzgjatje 4 vjeçare financohet nga fondi Erasmus CBHE dhe zbatohet nga Fakulteti i Edukimit UP (në rolin e koordinatorit) në partneritet me Universitetin e Graz (Austri), Universitetin Ludwig Maximilian Mynih (Gjermani), Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universitetin e Prizrenit, Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Institutin EdGuard.