Duke filluar nga ky vit akademik, ne po lansojmë Programin e Përbashkët të Doktoratës (Diplomë e Dyfishtë) në fushën e Edukimit.
Për herë të parë në Kosovë, do të fillojnë studimet e doktoraturës me modalitetin e ‘diplomës së dyfishtë’, falë partneritetit tonë me Universitetin e Lubjanës.
Universiteti i Prishtinës përmes Fakultetit të Edukimit ka marrë iniciativën për këtë program me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të mësimdhënies si dhe rritjen e aktivitetit shkencor në fushën e edukimit.
Fakulteti i Edukimit në UP ka filluar këtë bashkëpunim në kuadër të projekteve tona të përbashkëta në fushën e zhvillimit të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj dhe kjo marrëveshje si e tillë synon ta avancojë këtë bashkëpunim në fushën e kërkimit shkencor dhe gjithashtu me qëllim që të tilla bashkëpunimi të shtrihet edhe në fusha të tjera studimore, kërkimore dhe inovative”, tha rektori Qerimi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Marrëveshja e sotme do të pasohet nga hapja e konkursit për studentë të rinj këtë vit akademik dhe programi do të zbatohet në gjuhën angleze dhe do të përfshijë marrëveshje bashkëmentorimi me Universitetin e Lubjanës.