Fakulteti i Edukimit paraqet të arriturat në fushën e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësimdhënësve të rinj.

10 Janar 2024
SHARE

Sot në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës u mbajt konferenca që për qëllim pati paraqitjen e rezultateve dhe të arriturave në projektin Erasmus Plus “Drejt pёrgatitjes sё mёsimdhёnёsve tё rinj pёrmes njё sistemi tё orientuar nё cilёsi me qёllim tё ngritjes sё profesionalizmit tё mёsimdhёnёsve nё Kosovё (QATEK)”, financuar nga Bashkimi Europian.

Qёllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi i kulturёs sё cilёsisё nё institucionet e pёrgatitjes sё mёsimdhёnёsve duke zhvilluar mekanizma të brendshëm të shqyrtimit të cilësisë së shërbimeve për studentë, si dhe të mësimdhënies dhe punës shkencore. Në këtë ngjarje u elaboruan tё arriturat e hollësishme tё projektit QATEK si (i) institucionalizimi i 3 politikave dhe njё pakoje pёr mekanizma tё brendshёm pёr sigurimin e cilёsisё, (ii) pёrgatitjen e mё shumё se 4 planeve strategjike pёr ndryshime institucionale, (iii) rishikimin e më shumë se 20 syllabuseve tё kurseve, (iv) blerjen e më shumë se 250 librave të viteve të fundit në fushën e edukimit, sigurimin e paisjeve moderne teknologjike, (v) zbatimin e njё programi me 7 module pёr ngritje tё kapacitetit pёr më shumë se 40 anëtarë të stafit akademik, (vi) publikimin e njё monografie dhe zhvillimin e magazinёs pёr mёsimdhёnёs, si dhe (vii) organizimin e 3 simpoziumeve me akterёt relevantë lidhur me tematikat e përgatitjes cilësore të mësimdhënësve.

Partner në projekt janë Universiteti i Tallinit (Estoni), Universiteti i Lublanës (Slloveni) dhe Universiteti LUMSA (Itali), ndërsa nga Kosova ishin Fakultetet e Edukimit nё Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Nё kёtё ngjarje mori pjesё Ministrja e Arsimit znj. Arbërie Nagavci e cila bëri të ditur se, MAShTI ka në fokus përmirësimin e cilësisë së arsimit në të gjitha hallkat e tij, dhe se ky projekt ka dhёnё kontribut tё rёndёsishёm në arritjen e kësaj objektive. Për rëndësinë e Projektit QATEK ka folur edhe rektori i UP-së, Prof.Dr. Qerim Qerimi i cili tha se rëndësia e Projektit është e shumëanshme dhe njëra prej tyre është zhvillimi i mekanizmave të brendshëm të cilësisë, duke krijuar praktika europiane të sigurimit të cilësisë në pëgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm.

Koordinatori i projektit QATEK dhe njëherit Dekan i Fakultetit të Edukimit Prof.Asoc.Dr. Blerim Saqipi theksoi se projekti ka bërë hapa përmbajtësor në kontekstin e gjerë të përgatitjes së mësimdhënësve dhe ka kontribuuar drejt arritjes së një koherence të zhvillimit me Fakultetet tjera të Edukimit që reflekton cilësinë në përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm. Dekani Saqipi theksoi se profesioni i mësuesisë në Kosovë po përballet me presionin që vjen nga zhvillimet e hovshme teknologjike, zhvillimet sociale si dhe transformimet në rolin e mësuesit dhe konceptimin e të mësuarit në kohët e tanishme. Andaj ky projekt ka arritur të zhvillojë praktika e instrumente që Fakultetet e Edukimit të mund të përcjellin këto ndryshime dhe të përshpejtojnë agjendën reformuese.