#ValuED – Edukimi i bazuar në vlera përmes reformimit të mësimdhënies

08 Shkurt 2024
SHARE

Në prani të shumë partnerëve, kolegëve e miqve nisëm sot projektin tonë më të ri - Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë #ValuED.

Përmes këtij projekti strukturor - të parin e këtij lloji në Kosovë që financohet nga Komisioni Evropian ne synojmë të transformojmë programet për përgatitjen e mësimdhënësve duke përfshirë e reflektuar më mirë vlerat si barazia, mos-diskriminimi, edukimi qytetar dhe inkluzioni në të gjitha nivelet e arsimit.

Në katër vitet e ardhshme, bashkë me Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universität Graz, Ludwig Maximilian University of Munich, Kosova Education Center - KEC dhe EdGuard Institute, Fakulteti i Edukimit do të: 1) përmirësojë programet e përgatitjes së mësimdhënësve, 2) forcojë komponenten e zhvillimit të vazhdueshëm profesional, dhe 3) mbështesë praktikën shkollore me qëllim të zhvillimit të kompetencës së qytetarisë së përgjegjshme.

Jemi të bindur që këta hapa do të kenë ndikim pozitiv afatgjatë në cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë dhe në modelimin e praktikave që koncepti i vlerave të trajtohet në formën e duhur në programe e në punën e mësimdhënësve.

Faleminderit Rektor i Universiteti i Prishtinës Prof. Dr. Qerim Qerimi, Ministre e Arsimit Znj. Arbërie Nagavci, Znj. Lucia Parducci nga European Union in Kosovo , Prof. Asoc. Mentor Alishani, Rektor në Universitetin e Prizrenit, Znj. Mimika Dobroshi, Kosovo Erasmus+ Office, Zt. Avni Rexha Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar në MASHT, Dr. Heike Wendt nga Universiteti Graz dhe Zt. Petrit Tahiri, KEC për mbështjetjen dhe angazhimin!