Prof. Asoc. Suela Kacerja nga Universiteti Juglindor i Norvegjisë mban ligjerata me studentët e MA Edukimi STEAM

20 Prill 2024
SHARE

Prof. Asoc. Suela Kacerja nga Universiteti Juglindor i Norvegjisë, në këtë semestër është angazhuar si profesor vizitor në lëndën "Dizajni, Zhvillimi dhe Vlerësimi i Kurrikulave në Edukimin STEAM", që zhvillohet në kuadër të programit Master i Edukimit STEAM.

Prof. Kacerja ka një përvojë të gjatë si mësimdhënëse në edukimin matematikor, në programet për përgatitje të mësimdhënësve dhe është ligjeruese në kurse të doktoratës në Edukimin Matematikor Kritik. Ajo është zëvendës-shefe e Departamentit të Edukimit Matematikor dhe Shkencës. Në fushën e kërkimeve, është fokusuar në kërkimet mbi edukimin matematikor, kërkimet ndërdisiplinare, përdorimin e indekseve (si Indeksi i Zhvillimit Njerëzor), vlerat në diskutimet e mësimdhënësve të matematikës për ruajten e indeksit të masës trupore, e poashtu është pjesë e shumë projekteve kërkimore ndërkombëtare.

Prof. Kacerja ka mbajtur një seri ligjeratash gjatë muajit mars gjatë qëndrimit të saj në FEdu, dhe këtë javë ka vazhduar mbajtjen e ligjeratave online.