Telegram ngushëllimi

09 Korrik 2024
SHARE

E nderuara familje Zylfiu,

Me dhimbje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit të pedagogjisë, studijuesit të didaktikës, anëtarit të departamentit të pedagogjisë që nga vitet më të hershme të themelmit të katedrës, prof. Dr. Nijazi Zylfiu.

Ndarja nga jeta e prof. Nijazi Zylfiut është humbje e madhe për familjen, për kolegët, për miqtë dhe sistemin e arsimit. Në emër të Departamentit të Pedagogjisë dhe në emrin tim si dekan i Fakultetit të Edukimit, ju shpreh juve familje Zylfiu ngushëllimet më të sinqerta!

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi