KICER 2025 – Thirrja për Abstrakte është e hapur!
Konferenca Ndërkombëtare e Kosovës për Hulumtimet në Arsim KICER po rikthehet me edicionin e saj të pestë, duke sjellë tema kyçe mbi arsimimin në një epokë të globalizuar dhe sfidat e mundësitë për mësimdhënien dhe mësimnxënien transformuese.
KICER 2025 do të trajtojë çështje thelbësore si:
Motivimi i mësimdhënësve përballë sfidave globale
Integrimi global në përgatitjen e mësimdhënësve
Praktika inovative dhe mësimdhënia gjithëpërfshirëse
Skenarë për zhvillimin e shkollave në kontekste të ndryshme
Afatet kryesore:
Afati për dorëzimin e abstrakteve: 15 Mars 2025
Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 10 Prill 2025
Regjistrimi për pjesëmarrje: 15 Qershor 2025
Data e konferencës: 26-27 Qershor 2025
Pjesëmarrja është FALAS dhe konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe dhe angleze, me përkthim simultan.
Dërgoni abstraktet në: [email protected]
Më shumë informacione, klikoni këtu
For English, click here
Bashkohuni me ne për të ndarë hulumtimet tuaja dhe për të kontribuar në zhvillimin e arsimit!