Mirë se vini studentë të rinj!

12 Shtator 2025
SHARE

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë që të hënën me datë 15.09.2025 në ora 10.00 në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, do të organizohet pritja për studentët e rinjë të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2025/2026.

Studentët do të plotësojnë deklaratën e regjistrimit, do të pajisen me ID-kartela, do të marrin udhëzimet për regjistrimin e lendëve në SEMS dhe do të familjarizohen me ambientet e Fakultetit të Edukimit.

Me respekt,

Dekanati