KICER 2026 Thirrja për Abstrakte është e hapur!
Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ju fton të dorëzoni abstraktet tuaja për KICER 2026, një hapësirë për dialog shkencor mbi cilësinë, barazinë dhe transformimin e arsimit.
📅 23–24 Qershor 2026
📍 Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës
Tema: Avancimi i arsimit dhe përgatitjes së mësimdhënësve: cilësia, barazia dhe transformimi i praktikave
Tematikat kryesore:
• Cilësia në mësimdhënie
• Përgatitja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve
• Barazia dhe gjithëpërfshirja
• Politikat arsimore dhe inovacioni
• Inteligjenca Artificiale në arsim
Llojet e paraqitjeve:
🎤 Prezantim individual
🧑🏫 Poster – Praktikat e mësuesve (Dita 1)
🎓 Poster – Kërkimi studentor (Dita 2)
🗓 Afatet:
• Dorëzimi i abstrakteve: 20 Mars
• Njoftimi për pranim: 20 Prill
• Regjistrimi: 1 Qershor
✍️ Abstrakt deri në 350 fjalë (shqip ose anglisht)
📧 Dërgo në: [email protected]
Për më shumë detaje, klikoni këtu
Bashkohuni në diskutimin akademik për cilësi, barazi dhe transformim në arsim! 🌱📚