Ruani datën- Konferenca KICER 2026

18 Qershor 2026
SHARE

Ju ftojmë në edicionin e gjashtë të Kosova International Conference on Educational Research – KICER 2026, që organizohet nga Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës.

KICER është tashmë një nga konferencat më të mëdha të arsimit në rajon, duke mbledhur çdo vit mbi 300 pjesëmarrës, studiues, mësimdhënës, studentë, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues institucionalë. Programi i këtij viti përfshin mbi 120 prezantime shkencore, 22 sesione paralele, poster prezantime dhe ligjërata kyçe nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Konferenca do të mbahet më 23–24 qershor 2026 në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës. Edicioni i këtij viti trajton tema të rëndësishme për zhvillimin e arsimit, përfshirë reformën kurrikulare, gjithëpërfshirjen, edukimin në fëmijërinë e hershme, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në arsim, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, udhëheqjen shkollore, vlerësimin dhe inovacionin pedagogjik.

Klikoni këtu për programin zyrtar të konferencës.

Ju mirëpresim!