Njoftim për mbrojtjen publike të temës së doktoraturës të kandidates Donika Koliqi

31 Mars 2023
SHARE

Njoftojmë të interesuarit se MA Donika Koliqi, me datën 12. 4. 2023, ora 11:00, në sallën e Këshillit të Fakultetit të Edukimit, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Identifikimi i qëndrimeve të mësimdhënësve ndaj edukimit gjithëpërfshirës dhe i faktorëve që ndikojnë në formimin e tyre”. Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është prof. dr. Naser Zabeli

Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. asoc. dr. Majlinda Gjelaj, kryetare
2. Prof. ass. dr. Ardita Devolli, anëtare, dhe
3. Prof. dr. Buniamin Memedi, anëtar nga Fakulteti Pedagogik, Universiteti i Tetovës

Prishtinë, 31.3. 2023