Miratohen 10 programe të zhvillimit profesional

21 Prill 2021
SHARE

Fakulteti i Edukimit së shpejti do të fillojë me ofrimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim, duke synuar kështu një lidhje më të fortë me shkollat, në mënyrë që programet para shërbimit të jenë në linjë me kërkesat e tregut të punës dhe të bashkëveprojmë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

MASHT ka aprovuar 10 programe trajnimi të cilat konsiderojmë se janë nevojë më prioritare për mësimdhënësit, por Fakulteti i Edukimit në kuadër të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim (IHZHA) do të zhvillojë edhe programe të tjera për të gjitha profilet e mësimdhënësve në mënyrë që të përkrahë qasjet inovative në reformën shkollore dhe avancojë kapacitetet e personelit akademik në të kuptuarit e kompleksitetit të procesit të mësimdhënies.

Së shpejti do të zhvillohet një komunikim me MASHT, OJQ, DKA-të dhe shkollat për të identifikuar nevojat e mësimdhënësve për ZHP varësisht nga natyra e programeve të ofruara por edhe për të diskutuar ide të reja sipas nevojave dhe interesave të tyre. Programet do të jenë të publikuara në web faqen e Fakultetit të Edukimit me një përshkrim të qëllimit dhe rezultateve të pritura!