MASHTI akrediton programin themelor "Edukimi dhe zhvillimi në fëmijëri të hershme"

15 Qershor 2022
SHARE

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka akredituar programin themelor "Edukimi dhe zhvillimi në fëmijëri të hershme" për periudhë dy vjeçare.

Programi është hartuar në kuadër të projektit "Fuqizimi i programeve për ofrimin e shërbimeve të integruara në fëmijërinë e hershme (Int-ECE)". Projekti synon investimin në ngritjen e cilësisë së programeve për përgatitjen e edukatorëve para dhe në shërbim, ngritjen e kapaciteteve për ofrim të shërbimeve të integruara në fëmijërinë e hershme si dhe përkrahjen e vendimmarjes të bazuar në të dhëna në nivel të politikave arsimore! Projekti implementohet nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) në kuadër të Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me MASHTI dhe në përkrahje të UNICEF!

Janë gjithsej 6 module të përfshira për edukimin dhe zhvillimin në fëmijëri të hershme: Zhvillimi i fëmijës, Të mësuarit përmes lojës, Edukimi për vlera dhe barazia gjinore, Komunikimi me fëmijë, prindër dhe komunitet, Puna me projekte edukative dhe Integrimi i teknologjisë. 

Zhvillimi profesional i vazhdueshëm është domosdoshmëri e kohës dhe FEdu do të jetë afër me edukatorët për të përcjellur së bashku të gjitha risitë dhe trendet e zhvillimit!