Prof. Asoc. Dr. Rozafa Ferizi  Shala

Prof. Asoc. Dr. Rozafa Ferizi Shala

Prodekane për Çështje Mësimore- Studime Bachelor

Nr.kontaktues:

+383(0)38 229 201

Prof. Asoc. Dr. Rozafa Ferizi Shala, që nga viti 2008 është mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës. Ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e edukimit në fëmijëri të hershme në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Puna e saj kërkimore përfshinë metodologjitë në edukimin e fëmijërisë së hershme, mjediset e të nxënit, bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin, praktikën pedagogjike dhe reflektimin tek studentët parashërbimit. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, po ashtu ka edhe publikime në fushën e saj kërkimore. Është trajnere e disa programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim.
Nga viti 2015- 2017 ka qenë Koordinatore për Zhvillim Akademik në Fakultetin e Edukimit, ndërsa nga viti 2018-2024 ka qenë udhëheqëse e Departamentit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit.

Prodekani menaxhon tri programe në nivel bachelor: parashkollor, fillor dhe pedagogji (Gjithsejt 2150 studentë). Poashtu pjesë e punës është edhe menaxhimi i punës së shefave të departamentit/eve dhe sekretarit/ëve.

Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:

  • Mbikëqyr implementimin e programeve të nivelit BA
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve përgatitë për miratim pasqyrën e angazhimit e të  personelit akademik në mësimdhënie.
  • Në përputhje me RVV të programit përkatës, shqyrton dhe miraton  sillabuset e përgatitura nga stafit akademik,
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve dhe stafin e administratës në koordinim me DKA-të planifikon realizimin e praktikës shkollore
  • Në përputhje me rregulloren për studime të FEdu, në bashkëpunim me shefat e departamenteve  planifikon realizimin e procesit të punimit dhe mbrojtjes së temave të diplomës (caktimin e datës kur studenti paraqet temën dhe miratimi i ideve e që duhet të jete disa javë/muaj para diplomimit, planifikimi i komisioneve për diplomim, përkrahja e procesve administrative rreth temës dhe fletparaqitjeve të provimeve).
  •  Monitoron mbajtjen e mësimit dhe jep komente kthyese  që dalin nga ky monitorim dhe nga studentët përmes anketave që realizohen brenda sistemit të brendshëm të cilësisë.
  • Organizon takime të ndryshme të punës në formë të seminareve me qëllim të avancimit të cilësisë së studimeve, cilësisë së temave të diplomës, dhe cilësisë së punës praktike në shkolla.
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve, menaxhon procesin e kërkesave të studentëve  për transferimin dhe njohjen së lëndëve, notave dhe ECTS nga një program në tjetrin.
  •  Merr pjesë në komisionin e studimeve si bashkëkryesues me prodekanin për studime master.
  • Menaxhon procesin e planifikimit të orareve mësimore dhe të provimeve (në koordinim me shefat).
  • Raporton në baza periodike për të gjitha proceset e mësipërme tek dekani dhe ekipi i menaxhmentit.

+383 38 229 201

[email protected]