Prof. Asst. Dr. Blerta Perolli Shehu
Prodekane për Shkencë dhe Zhvillim
+383(0)38 229 201
Prof. Asst. Dr. Blerta Perolli Shehu është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2006. Ka mbaruar studimet në doktoratës në fushën e Psikologjisë në Universitetin Clemson në SHBA, me fokus në shqyrtimin e efektet e kompetencave sociale dhe qëndrimeve ndaj shkollës në performancën akademike të fëmijëve. Fusha e saj e ngushtë e studimeve ndërlidhet me zhvillimin tipik dhe atipik në fëmijërinë e hershme, intervenimet e hershme në zhvillim të fëmijëve dhe edukimin gjithëpërfshirës. Numëron mbi 20 vite përvojë në punë me fëmijët e margjinalizuar dhe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, si në hartim të legjislacionit dhe politikave sociale e arsimore, ashtu edhe në dizajnimin, menaxhimin dhe zbatimin e programeve komunitare për fëmijët e margjinalizuar. Ajo poashtu ka përvojë të gjatë si eksperte e angazhuar ndërkombëtarisht në vlerësimin e ndikimit të programeve për edukim, shëndet dhe mbrojtje sociale. Ajo është e certifikuar si psikoterapiste e terapisë REBT nga Instituti Evropian Albert Ellis dhe e certifikuar për mësimdhënie akademike nga Universiteti Bedfordshire në Angli. Nga viti 2017- 2020, ka punuar si Koordinatore për Zhvillim Akademik dhe për një periudhe dy vjeçare ka udhëhequr edhe me Institutin për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në Fakultetin e Edukimit. Nga viti 2020-2024 ka ushtruar funksionin e Prodekanes pë Çështje Akademike- Studimet Master. Shih CV-në
Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:
-
Menaxhimi dhe zhvillimi i programit të Doktoratës së Dyfishtë (Double degree PhD), me 20 studentë aktivë aktualisht, duke përfshirë koordinimin akademik, mbështetjen e punës së Këshillit të Doktoratës, sigurimin e standardeve kërkimore dhe monitorimin e progresit të kandidatëve.
-
Organizimi i jetës akademike të doktoratës, përmes seminareve shkencore, forumeve kërkimore dhe sesioneve prezantuese ku doktorantët paraqesin progresin e tyre para stafit akademik dhe kolegëve, me fokus në zhvillimin e kulturës së debatit shkencor dhe rritjen e cilësisë metodologjike.
-
Menaxhimi i proceseve të akreditimit dhe riakreditimit të të gjitha programeve të Fakultetit, si dhe udhëheqja e Zyrës për Cilësi dhe Zhvillim Akademik, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
-
Sigurimi dhe zhvillimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, në harmoni me sistemin e menaxhuar në nivel rektorati, duke përfshirë: shqyrtimin periodik të cilësisë së programeve studimore; analizën e cilësisë së praktikës pedagogjike; monitorimin e cilësisë së hulumtimeve dhe publikimeve; analizën e perceptimeve të studentëve dhe të diplomuarve; vlerësimin e cilësisë së shërbimeve administrative dhe mbështetëse.
-
Hartimin e raporteve analitike institucionale, të bazuara në të dhëna empirike dhe indikatorë të performancës, me qëllim informimin e vendimmarrjes strategjike dhe përmirësimit të vazhdueshëm institucional.
-
Menaxhimin dhe zhvillimin e punës së IHZHA-së (Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Arsim), duke përfshirë: zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim; koordinimin e projekteve kërkimore vendore dhe ndërkombëtare; menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë; ndërlidhjen e kërkimit me politikat arsimore dhe reformën sistemore.
-
Organizimin e simpoziumeve, konferencave dhe seminareve shkencore, me fokus në zhvillimin institucional, avancimin e praktikës pedagogjike dhe kontributin në sistemin arsimor në nivel kombëtar dhe rajonal.
-
Mbështetjen dhe menaxhimin e publikimeve akademike dhe shkencore, përfshirë revista, përmbledhje konferencash, monografi dhe botime tematike, në funksion të rritjes së profilit kërkimor të Fakultetit.
-
Prodekani udhëheq dhe koordinon klasterët ndërdisiplinorë të hulumtimit, të strukturuar rreth prioriteteve strategjike të Fakultetit, si: Edukimi gjithëpërfshirës dhe barazia në arsim; Edukimi i hershëm dhe zhvillimi i fëmijës; Zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe identiteti profesional; Transformimi digjital, AI dhe STEAM në arsim; Qeverisja dhe politikat arsimore. Këta klasterë funksionojnë si njësi tematike për zhvillimin e projekteve, publikimeve të përbashkëta dhe aplikimeve për fonde kërkimore.
-
Në bashkëpunim me Dekanin, koordinon hartimin dhe zbatimin e Agjendës Institucionale të Hulumtimit, e cila përcakton prioritetet kërkimore në përputhje me nevojat kombëtare dhe ndërkombëtare; siguron ndërlidhjen ndërmjet kërkimit, mësimdhënies dhe politikëbërjes; nxit kërkimin e bazuar në evidencë për reformën e arsimit; forcon partneritetet ndërkombëtare dhe bashkëpunimet ndëruniversitare; promovon standarde të larta etike dhe metodologjike në kërkim shkencor.