Prof. Asoc. Dr. Kyvete Shatri

Prof. Asoc. Dr. Kyvete Shatri

Prodekane për Çështje Mësimore - Studimet Master

Nr.kontaktues:

+383(0)38 229 201

Prof. Asoc. Dr. Kyvete Shatri është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2008. Ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Europian të Tiranës në fushën e
Teknologjisë së Informacionit me fokus, integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, avantazhet dhe sfidat që sjell integrimi i teknologjisë në ketë proces. Puna e saj kërkimore ndërlidhet me studimin e efekteve që sjell integrimi i teknologjive të reja të edukimit në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Profesoresha Shatri ishte shefe e Departamentit të Mësimdhënies Lëndore në Programin Master, anëatre e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Qëndrore Universitare. Aktualisht është anëtare e Bordit të Doktoratës në Fakultetin e Edukimit. Ajo është laurate e çmimit ndërkombëtar “Virginia” për arritje shkencore nga International Action Art-UNESCO i ndarë në vitin 2021. DOCTOR HONORIS CAUSA i ndarë nga Universidad Nacional Del Este, Republika e Paraguajt në vitin 2024.

Prodekani ka përgjegjësi këto programe master me rreth 1050 studentë aktiv:

  • Master në mësimdhënien lëndore me specializime
  • Master i udhëheqjes arsimore;
  • Master në edukimi inkluziv;
  • Master në këshillim pedagogjik;
  • Master në mësimdhënie dhe kurrikulë;
  • Master i pedagogjisë për shkollat profesionale.

Prodekani është përgjegjës për implementim të programeve master duke përfshirë menaxhimin e punës së shefave dhe sekretarëve të departmaneteve.

Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:

  • Angazhimi i stafit akademik me orë mësimore bazuar në vendimet që kanë dhe nevojat e fakultetit për mbulim të të gjitha kurseve
  • Udhëheqja dhe planifikimi i mësimit;
  • Mbikqyrja e realizimit të praktikës pedagogjike në shkolla dhe institucione tjera të arsimit
  • Organizimi dhe menaxhimi i provimeve pranuese 
  • Shqyrtimi dhe miratimi i syllabuseve dhe kurseve në programet master; analizimi i realizimit të syllabuseve; rishikimi periodik i programeve
  • Shqyrtimi dhe monitorimi i cilësisë së temave master, menaxhimi i procesit të hartimit të rregulloreve dhe manualeve për projekte të temave master, procesit administrativ të implementimit të temës master, standardit të hulumtimit në tema master, formatin e shkrimit të temave master.
  • Monitorimi i mbajtjes së mësimit dhe shqyrtimi i komenteve kthyese që dalin nga anketat brenda sistemit të brendshëm të cilësisë.
  • Organizimi i takimeve me departmentet dhe grupet e ngushta profesionale rreth rritjes së cilësisë së studimeve, cilësisë së punimeve master dhe cilësisë së punës praktike.
  • Bashkëkryesimi i Komisionit të Studimeve
  • Përfaqësimi i FEdu në platformat relevante

+383 38 229 201

[email protected]