Rreth nesh
Fakulteti i Edukimit, njëra nga 14 njësitë akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës, njihet si një nga fakultetet më të mëdha për nga numri i studentëve si dhe institucioni më i madh i përgatitjes së mësimdhënësve në Kosovë. Fakulteti ka aktualisht 56 mësimdhënës (profesorë dhe asistentë) dhe afer 2500 studentë të regjistruar si aktiv.
Fakulteti i Edukimit në vitin akademik 2021/2022 ka të akredituar tri programe të nivelit Baçelor duke përfshirë:
- Edukimi në fëmijërinë e hershme (240 ECTS)
- Edukimi fillor (240 ECTS), dhe
- Pedagogji e përgjithshme (180 ECTS).
Në nivelin Master janë të akredituara 2 programe me specializime të veçanta:
- Master në Shkenca të Edukimit (me specializim në: Këshillim pedagogjik, Mësimdhënie dhe Kurrikulë, Udhëheqje në arsim dhe Edukim inkluziv) 120 ECTS
Master i Mësimdhënies lëndore (me specializim në: Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Mësimdhënia e matematikës, Mësimdhënia e Fizikës, Mësimdhënia e Kimisë, Mësimdhënia e Biologjisë, Mësimdhënia e Historisë, Mësimdhënia e Gjeografisë, Mësimdhënia e Teknologjisë dhe TIKU-t) 120 ECTS.
Klikoni këtu për të shkarkuar Planin Zhvillimor të Fakultetit të Edukimit 2022-2026