Regjistrimi i kandidaturës për Këshill të Fakultetit dhe Senat për personelin akademik dhe jo akademik për zgjedhjet e përgjithshme 2024

27 Mars 2024
SHARE

Njoftohen të gjithë personelin akademik dhe jo akademik të Fakultetit të Edukimit se afati për paraqitjen e kandidaturave për Këshillin e Fakultetit dhe Senat është nga data 2 Prill deri me datë 4 Prill 2024, në ora 15:30.

Kandidaturat duhet të paraqiten sipas formularit të cilin e gjeni të bashkëngjitur në shtesë. Kandidaturat e dërguara, nuk kanë nevojë të nënshkruhen, formulari i kandidaturës mjafton të paraqitet vetëm përmes emailit zyrtar.

Formulari i plotësuar i kandidaturës duhet të dërgohet nga personeli akademik dhe jo akademik, në emaila-at e të gjithë anëtarëve të KZF-së në Fakultetit ton,

KZF-FE,
Milaim Mazreku Sekretar        KZF-FE,
Veli Kryeziu Profesor asistent KZF-FE,
Selim Qevani Asistent Dr.        KZF-FE,

Personali akademik, me të njëjtin formular mund të paraqes kandidaturën e tij/saj për Këshill të Fakultetit dhe Senat njëkohësisht. Sqarimet e tjera janë dhënë në formularin përkatës.

Bashkëngjitur në shtesë gjeni: Formularin për aplikim; Dinamikën Zgjedhore si dhe rregulloren. 

 

Me respekt,
KZF-FE

  •