FTESË PËR APLIKIM- GRUPI I DYTË

11 Janar 2023
SHARE

Pjesëmarrja në trajnimin: “Integrimi i qëndrueshmërisë mjedisore në klasa”

Të nderuar/a mësimdhënës/e

Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) i Fakultetit të Edukimit ka kënaqësinë t`ju ftoj për pjesëmarrje në grupin e dytë për trajnimin “Integrimi i qëndrueshmërisë mjedisore në klasa” në kuadër të projektit “Teachers as agents for change for environmental sustainability- TACES” .

Për më shumë rreth aplikimit klikoni mbi linkun më poshtë dhe plotësojini të gjitha kërkesat e formës për aplikim:

https://forms.gle/a5PWwnr5WxDyCd3Q9

Aplikimet e plota sipas formularit online pranohen deri më datë 17. 01. 2023.

Pjesëmarrja në këtë trajnim është pa pagesë ndërsa trajnimi është i miratuar nga MASHTI.

Projekti “Teachers as agents for change for environmental sustainability- TACES” mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe administrohet nga Kosovo United States Alumni (KUSA). Implementues i projektit është Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZhA) i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.