KICER 2022

KONFERENCA KICER 2022

KICER 2022 u organizua nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në kuadër të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Konferenca u mbajt më datat 10 dhe 11 qershor 2022. Tema kryesore e konferencës ishte "Nxitja e një qasjeje të bazuar në dëshmi ndaj arsimit në një kontekst në ndryshim". Konferenca u përqendrua në pesë nën-tema të caktuara.

·Politika dhe reforma arsimore: Kjo nën-temë u fokusua në politikat dhe reforma arsimore që kanë ndikim në arsimin. U shqyrtuan strategjitë dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar sistemine arsimore dhe për të adresuar sfidat aktuale në fushën e arsimit.

·Autonomia, kultura dhe zhvillimi i shkollës: Në këtë nën-temë u diskutua rreth autonomisë së shkollës dhe roli i kulturës në zhvillimin e saj. U trajtuan çështjet e lidhura me krijimin e një mjedisi të përshtatshëm mësimor, bashkëpunimin mes akterëve të shkollës dhe ndryshimin e kulturës së shkollës për të arritur zhvillimin e suksesshëm.

·Praktika e mësimdhënësve, identiteti dhe zhvillimi profesional: Në këtë nën-temë u diskutua rreth roli të mësimdhënësit në arsim dhe zhvillimin e identitetit profesional të tyre. U trajtuan strategjitë dhe praktikat e mira për të përmirësuar mësimdhënien dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

·Motivimi, kompetencat dhe performanca e nxënësve: Kjoy nën-temë u fokusua në rëndësinë e motivimit, zhvillimin e kompetencave dhe arritjen e performancës së lartë të nxënësve. U shqyrtuan metodat dhe strategjitë për të nxitur motivimin e nxënësve, për të zhvilluar kompetencat e tyre dhe për të arritur performancën e dëshiruar në kontekstin e arsimit.

·Edukimi dhe intervenimi në fëmijërinë e hershme: Në këtë nën-temë u trajtuan çështjet e lidhura me edukimin dhe intervencionin në fëmijërinë e hershme. U diskutua rreth metodave dhe praktikave të mira për të siguruar një fillim të suksesshëm të fëmijëve në rrugën e tyre të arsimit.

Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën.

Pas përfundimit të Konferencës, të gjitha abstraktet e punimeve të cilat janë prezantuar, u publikuan në Librin e Abstrakteve të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Linqe të tjera të KICER 2022:

Thirrja për abstrakte: https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/B5E2A36D-AA68-4B45-9975-493947E7682B.pdf

Postime në rrjete sociale: