KICER 2022
KONFERENCA KICER 2022
Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në kuadër të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës më datë: 10 dhe 11 Qershor 2022, ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare të Hulumtimeve në Arsim- KICER 2022.
Konferenca ka mbuluar një temë të përgjithshme “Nxitja e një qasjeje të bazuar në dëshmi ndaj arsimit në një kontekst në ndryshim” në kuadër të cilës janë përcaktuar pesë nën-tema.
- Politika dhe reforma arsimore
- Autonomia, kultura dhe zhvillimi i shkollës
- Praktika e mësimdhënësve, identiteti dhe zhvillimi profesional
- Motivimi, kompetencat dhe performanca e nxënësve
- Edukimi dhe intervenimi në fëmijërinë e hershme dhe parashkollore
Në Konferencë, prezantuan studiues nga vendi, rajoni, Evropa dhe SHBA. Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën.
Pas përfundimit të Konferencës, të gjitha abstraktet e punimeve të cilat janë prezantuar, u publikuan në Librin e Abstrakteve të cilin mund ta shkarkoni këtu.
Postimet e fundit
- Fakulteti i Edukimit shënon Ditën e Mësuesit përmes aktiviteteve të ndryshme
- Call for abstracts for the Kosovo International Conference on Educational Research - KICER 2023
- Thirrja për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore- KICER 2023
- FEdu UP dhe MASHT-i me nismë të përbashkët për zhvillimin e shkollave dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar