KICER 2021

KONFERENCA KICER 2021

Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në kuadër të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës më datë: 10 dhe 11 Qershor 2021, ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare të Hulumtimeve në Arsim- KICER 2021.

Konferenca ka mbuluar katër fusha tematike të problemeve aktuale në fushën e edukimit dhe arsimit.

  • Tematika 1: Zhvillimi i politikave arsimore drejt cilësisë në arsim
  • Tematika 2: Mësimdhënia dhe të nxënit në distancë në arsimin parauniversitar: Sfidat dhe përparësitë
  • Tematika 3: Edukimi për qytetari demokratike
  • Tematika 4: Gjithëpërfshirja dhe diversiteti

Në Konferencë, prezantuan studiues nga vendi, rajoni, Evropa dhe SHBA. Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën.

Pas përfundimit të Konferencës, të gjitha abstraktet e punimeve të cilat janë prezantuar, u publikuan në Librin e Abstrakteve të cilin mund ta shkarkoni këtu.