KICER 2023

KONFERENCA KICER 2023

KICER 2023 është organizuar nga Fakulteti i Edukimit me 9 dhe 10 qershor, 2023 me synim të ofrimit të njohurive dhe praktikave të reja shkencore për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Tema që u trajtua në këtë edicion të konferencës ishte: "Zhvillimi I hulumtimit dhe praktikave arsimore në sistemet arsimore të orientuara në kompetenca".

KICER 2023 synoi të adresojë çështje kyçe në fushën e hulumtimeve arsimore dhe praktikave pedagogjike, me focus të veçantë në përmirësimin e sistemeve arsimore të orientuara në zhvillimin e kompetencave. Konferenca synoi të inkurajojë shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave në mes të studiuesve, praktikantëve, pedagogëve dhe profesionistëve të arsimit, duke u përqendruar në inovacionin dhe përdorimin e metodave të avancuara në hulumtimin dhe praktikën arsimore.

Nëpërmjet prezantimeve, panelave diskutuese, punëtorive dhe seancave plenare, KICER 2023 ofroi një platform për t'u njohur me studimet më të reja në fushën e hulumtimeve arsimore dhe praktikave të suksesshme nëpër sistemet arsimore të orientuara në zhvillimin e kompetencave. Studiuesit dhe praktikantët nga Kosova dhe vendet e tjera prezantuan rezultatet e tyre të hulumtimeve dhe praktikave, duke ndarë me publikun e pranishëm zbulimet, sfidat dhe sukseset në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën.

 

Postime në rrjete sociale: