KICER 2024
KICER 2024 paraqet edicionin e katërt të këtij formati të konferencës e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe tashmë konsiderohet forumi më i madh vjetor që tubon studjuesit e arsimit për të ndarë përvojat dhe hulumtimet e tyre.
Në edicionin 2024 të konferencës KICER interesim kanë shfaqur rreth 80 aplikantë nga Kosova dhe rajoni dhe pas 4 vitesh cilësia e studimeve shkencore në kuadër të KICER kishte një rritje ndërsa synimi është që në të ardhmen të trajtohen tematika edhe më specifike. Qëllimi i konferencës është edhe ngritja e kapaciteteve hulumtuese dhe promovimi i ideve dhe debatit të bazuar në dëshmi në nivel sistemi.
KICER këtë vit ka trajtuar temën ‘Zbatimi i suksesshëm i qasjeve inovative në klasë dhe menaxhimi institucional efektiv’ dhe për qëllim kishte avancimin e debatit për përmirësim të cilësisë së ndryshimeve në klasë dhe në nivel institucional.
Kontributet e pjesëmarrësve në konferencë, në formate të ndryshme, janë të orientuara në katër tematika kryesore si:
- Cilat janë modele të mira të implementimit të ndryshimeve në praktikat e edukatorëve dhe mësimdhënësve në edukim dhe mësimnxënie?
- Cilët janë shembuj, modele e praktika të mira të implementimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca?
- Cilat janë praktikat e mira të integrimit lëndor, ndërdiciplinaritetit dhe integrimit të teknologjisë në funksion të rritjes së cilësisë së mësimnxënies?
- Cilat janë modele të mira të qasjes organizative e praktikave menaxheriale në funksion të implementimit të politikave arsimore dhe reformave?
Konferenca është hapet nga prodekanja e Fakultetit të Edukimit prof Asoc. Majlinda Gjelaj ndërsa fjalime hyrëse mbajtën:
Ms. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Prof. Dr. Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe
Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit.
Në ditën e parë të konferencës, prezantuan dy folëse kyce:
Prof. Dr. Agniezska Czejskowska, nga Universiteti i Grazit në Austri me temën: Strategjitë për transformimin e shkollave lokale në Austri. Ndryshimet në arsim dhe gjithëpërfshirja.
Prof. Dr. Anne Christian Frenzel, nga Ludwig Maximilian University në Munich, Gjermani përmes lidhjes online me temën: Emocionet! E bukura dhe rëndësia e tyre për mësimdhëniene dhe të nxënit.
Sesionet paralele vazhduan në Fakultetin e Edukimit duke u dhënë mundësi të interesuarve që të dëgjojnë dhe diskutojnë mbi 60 prezantime, për dy ditë rradhazi.
Në ditën e dytë të konferencës prezantuan dy folës kyç të tjerë me tematike relevante për kohën dhe rrethanat e arsimit.
Prof. Dr. Jari Laru nga Universiteti Oulu në FInlandë do të flasë mbi poltikat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Evropë dhe nevojës për politika dhe udhëzime kombëtare për përdorim të aplikacioneve të IA, dhe
Prof. Asoc. Blerim Saqipi, i cili prezantoi gjetjet e studimit mbi specifikat e sjelljes së mësimdhënësve në detyrë dhe përvojat e tyre në implementimin e reformës kurrikulare.
FEDU TALK: Integrimi i IA në edukim dhe etika
FEDU Talk paraqet formatin e ri të kësaj konference i cili do te jete tradicionalisht eventi parakonferencial i cili organizohet një ditë para hapjes zyrtare të konferencës.
Janë ftuar dy profesionistë të fushës së teknologjisë arsimore nga Finlanda, Prof. Jari Laru, Italo Masello, Prof. Haike Windt nga Universiteti i Grazit dhe prof. Krenare Nuci, eksperte e edukimit teknologjik dhe integrimit të teknolologjisë në mësimdhënie nga Fakulteti i Edukimit në UP.
Tryeza e diskutimit:
Në kudër të KICER 2024 është organizuar edhe një Tryezë debati mbi organizimin dhe menaxhimin efektiv të shkollave. Kjo tryezë është udhëhequr nga Dr. Dukagjin Pupovci me pjesëmarrjen e drejtorëve të nivelit lokal dhe të shkollave si dhe politikëberësve e studiuesve të fushës së menaxhimit të arsimit, të ftuar enkas për këtë debat.
Punëtoritë praktike:
KICER 2024 ka dhënë mundësi që mësimdhënësit para dhe në shërbim, përveq diskutimit mbi tema të rëndësishme të bazuara në fakte të dalura nga vet hulumtimet e tyre, të jenë edhe pjesëmarrës aktiv në dy punëtori praktike me tema specifike, të nevojshme për një mësimdhënie inovative dhe gjithëpërfshirëse.
Temat e punëtorisë së parë e dedikuar për edukatorët e fëmijërisë së hershme dhe mësimdhënësit inkluziv është titulluar: Zhvillimi i inteligjencës sociale dhe emocionale përmes të nxënit të bazuar në lojë. Ndërsa,
Punëtoria e dytë e dedikuar për mësimdhënësit e edukimit fillor para dhe në shërbim titullohet: Trajnimi i mësimdhënësve të edukimit fillor për STEM.
Prezantimet poster:
Konferenca KICER 2024, u përmbyll me prezantimet në formë të posterit.
Dokumente të rëndësishme:
Për të shkarkuar agjendën, klikoni këtu.
Për të shkarkuar Librin e Konferencës, klikoni këtu.