Zhvillimi profesional i mësimdhënësve

Fakulteti i Edukimit në kuadër të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim në arsim ka akredituar 10 programe për zhvillim profesional të mësimdhënësve. Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka miratuar programet e listuara më poshtë për të cilat mund të informoheni më shumë duke klikuar në linqet përkatëse:

1. Ngritja e kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore

2. Zbatimi i Kornizës së Kurrikulës së Kosovës

3. Vlerësimi përmbledhës i nxënësve: Hartimi i testit

4. Metodologjia Montessori për edukimin në fëmijërinë e hershme- mosha 0-6

5. Integrimi i TIK-ut në mësimdhënie

6. Mësimdhënia dhe të nxënit e shkencave natyrore në klasat 1-5

7. Integrimi i edukimit për qëndrueshmëri në klasa

8. Vlerësimi i leximit në klasat e hershme – A-EGRA

9. Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike

10. Mentorimi kolegjial në arsim