PEACOCK-FACE 2 (PAQE PËRMES KOMPETENCAVE, BASHKËPUNIMIT DHE NJOHURIVE)
Përshkrimi I shkurtër dhe objektivat e projektit: Ky projekt implementohet në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës- KEC.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Mbështetja e bashkëjetesës paqësore të të gjitha grupeve etnike në Kosovë përmes prezantimit të programit mësimor për zhvillimin personal.
Përmes projektit PEACOCK do të: Zhvillohen materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie për zhvillimin personal dedikuar klasave 5 – 9;
Përshtaten materialet ekzistuese për përdorim në kontekstin Kosovar;
Zhvillohen kurse trajnimi on-line dhe ballë për ballë për studentë dhe mësimdhënës para dhe në shërbim;
Arrihen ndryshime të qëndrueshme në sistemin e trajnimit të mësimdhënësve;
Integrohen konceptet në programimin/syllabuset e arsimit të mësimdhënësve para-shërbimit;
Transferohen materialet për Zhvillim Personal/Shkathtësitë për jetë në arsim, para-shërbimit dhe në shërbim;
Zhvendoset ligjërimi prej atij të bazuar në njohuri, në mësimdhënie të bazuar në kompetencë studentore.
Fakulteti i Edukimit si partner i projektit zhvillon konceptet e shkathtësive të jetës përmes:
- Integrimit të koncepteve në program/syllabuse,
- Zhvillimit të një kursi online dhe ballë për ballë për studentët,
- Zhvillimit të simpoziumit dhe analizës rreth zhvillimit të shkathtësive tek nxënësit në sistemin tonë arsimor
- Zhvillimit të një hulumtimi shkencor mbi nivelin e zhvillimit të shkathtësive të buta tek nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët janë pjesë e intervenimit përmes projektit.