Metodologjia Montesori për moshat 0-6 vjeç

Përshkrimi i shkurtër dhe objektivat e projektit: Fakulteti I Edukimit në bashkëpunim me Deutsche Montessori Gesellschaft / Montessori Bildungszentrum Wiesbaden DMG/MBZ me qëllim të ngritjes së cilësisë në  kualifikimin e edukatorëve dhe mësimdhënësve para dhe në shërbim janë duke zbatuar projektin  për Zhvillimin e Pedagogjisë Montesori për fëmijërinë e hershme në Kosovë.

Fokusi i veçantë në këtë bashkëpunim të përbashkët do të konkretizohet në fushat e mëposhtme:

  • FEdu-UP pas zhvillimit të kapaciteteve profesonale mbështeteur nga DMG/MBZ, do të ofrojë trajnime Montessori për edukatorët dhe mësuesit në shërbim dhe persona të tjerë të interesuar.
  • FEdu-UP do të ofrojë kurse për edukatorët dhe mësuesit para shërbimit brenda programeve që ofron FEdu.
  • DMG/MBZ ofrojnë një trajnim të trajnerëve në pedagogjinë Montessori për punën me fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç në viti 2020. Kjo do të kualifikojë trajnerët vendas (profesorë nga FEdu) që të certifikohen për Pedagogjinë Montessori dhe të ofrojnë trajnime Montessori për edukatorët, mësuesit para shërbimit dhe në shërbim dhe persona të tjerë të interesuar.
  • DMG/MBZ mbështesin studentët dhe stafin për vizita të shkurtëra në kopshtet dhe shkollat ​​Montessori në Gjermani dhe sigurojnë mjedise të përshtatshme arsimore për vëzhgime profesionale në Gjermani.

Kohëzgjatja e projektit: Projekti ka filluar në vitin 2019 dhe përfundon në muajin Korrik, 2022.