Përgatitja e mësimdhënësve të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor- Edukimi për Demokraci dhe të Drejtat

Përshkrimi I shkurtër dhe objektivat e projektit: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Qendra Evropiane Wergeland (EWC) janë duke zbatuar projektin “Përgatitja e mësuesve të ardhshëm: Edukimi për Demokraci & Të drejtat e njeriut ”(2018-2021-2022), i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Projekti synon të kontribojë në cilësinë e arsimimit të mësuesve në Ballkanin Perëndimor, përmes lehtësimit të shkëmbimit dhe bashkëpunimi midis universiteteve, institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera arsimore me fokus trajnimin e mësuesve.

Një përpjekje kryesore është zhvillimi i moduleve të reja dhe inovative të përgatitjes së mësimdhëënsve, duke theksuar mësimdhënie e orientuar drejt praktikës që promovon qytetarinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Deri në fund të projektit do të organizohen tre deri në pesë ngjarje rajonale dhe takime të rrjetit kombëtar, trajnime dhe vizita studimore për ligjërata  për staf akademik.

Projekti do të zbatohet në bashkëpunim me institucionet arsimore të fokusuara në trajnimin e mësimdhënësve siç është Qendra për Arsim e Kosovës pastaj Universiteti i Cyrihut/ Fakulteti I Edukimit dhe 12 universitete/ institucione të arsimit të lartë nga rajoni.