Projekti: “Aleanca për zhvillimin e edukimit parashkollor në Kosovë”- PEDAKOS

Përshkrimi I shkurtër dhe objektivat e projektit: Fakulteti I Edukimit në bashkëpunim me organizatën Volontari nel Mondo- RTM dhe me perfshirjen e 9 partnerëve të tjerë që në focus kanë edukimin në fëmijërinë e hershme përfshirë MASHTI, IPK etj, është pjesë e projektit PEDAKOS.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen aktivitete të cilat I shërbejnë zhvillimit të cilësisë në përgatitjen e edukatorëve të ardhshëm duke zbatuar qasjen pedagogjike të Regio Emilias për edukimin e hershëm të fëmijëve.

Aktivitete kryesore të këtij projekti janë:

  • Vizitë studimore në Itali për stafin akademik të FE

FEDU-UP merr përsipër të marrë pjesë në vizitën e parë të studimit të projektit në Itali (Reggio Emilia).

  • Kurs trajnimi dy vjeçar në Kosovë për kopshtet pilote dhe stafin akademik të FE.
  • Furnizimi i materialit pedagogjik dhe hapësirës së Atelie
  • Biblioteka FEDU-UP do të pajiset me botime nga Reggio Children dhe/ose të frymëzuara nga Reggio Emilia Approach në gj. angleze.
  • Modul sipas Reggio Emilia Approach. Stafi i FEDU-UP do të marrë ndihmë teknike në vend përmes misioneve dhe nga distanca nga stafi i kualifikuar Reggio Children për hartimin e një moduli specific të frymëzuar nga Reggio Emilia Approach për t’u përfshirë në programin parashkollor.
  • Seminari i shpërndarjes dhe përgatitja e një ekspozite udhëtimi, etj.