LIEQE

Emri i projektit: Zhvillimi i Masterit në Lidership, Inovacion, Vlerësim dhe Cilësi në Arsim

Projekti financohet nga programi i përbashkët master Erasmus Mundus me qëllim të krijimit të bazës për fillimin e një Programi të Përbashkët Master në Lidership, Inovacion, Vlerësim dhe Cilësi në Arsim (LIEQE) nga konsorciumi i më poshtëm:  

Universiteti i Prishtinës (Kosovë),

Universiteti i Lubjanës (Slloveni),

Universiteti i Talinit (Estoni) dhe

Universiteti i Varshavës (Poloni).

Ky projekt synon të adresojë prioritetin e hartimit të një programi të ri, inovativ, e transnacional në nivelin Master, që do të reflektojë në ndërkombëtarizimin e fushës së arsimit brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë si një fushë tematike e nën përfaqësuar, duke integruar temat dhe modulet përkatëse të tregut të punës në studimet e arsimit në një program gjithëpërfshirës që shkon përtej politikës arsimore dhe menaxhimit të shkollës, duke rritur fokusin në krahasimet ndërkombëtare dhe transferimet e politikave ndërkombëtare për inovacionin dhe ndryshimin e arsimit (global), duke lidhur institucionet e përgatitjes së mësimdhënësve dhe shkollën, zhvillimi në nivellokal, kombëtar, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar (në përgjithësi), dhe zhvillimi i një përmirësimi arsimor të bazuar në kërkime/prova. Programi i hartuar i Masterit LIEQE do të përgatisë liderë dhe novatorë të ardhshëm të arsimit që, nëpërmjet një qasjeje të bazuar në dëshmi, do të menaxhojnë dhe përmirësojnë cilësinë e arsimit në përgjigje të ndryshimeve shoqërore. Prandaj, qëllimi më i gjerë është që LIEQE të përgatisë profesionistë të arsimit që do ta transformojnë arsimin përtej kufijve të konteksteve kombëtare.

Kohëzgjatja: Projekti ka filluar implementimin në vitin 2022 dhe përfundon në vitin 2023