Projekti IHZHA- FE- UNICEF

Titulli i projektit: Ngritja e cilësisë së programeve dhe zhvillimi i aftësive të ofruesve të shërbimeve për edukimin e integruar të fëmijërisë së hershme

Përshkrimi I shkurtër dhe objektivat e projektit:

Mbështetur nga UNICEF ky projekt është i përshtatur për të trajtuar edukimin e integruar të fëmijërisë së hershme.

Përmes këtij komponenti, projekti synon të ndërtojë kapacitete për ofrimin e shërbimeve të integruara në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 0-5 vjeç në zonat rurale, ku shërbime të tilla janë të kufizuara ose inekzistente; mbështesin zhvillimin e qëndrimeve pozitive ndaj kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme; ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të edukimit të hershëm në ofrimin e shërbimeve cilësore të integruara; të mbështesë rishikimin e programeve akademike të fëmijërisë së hershme për edukatorët e ardhshëm; mbështesin MASHTI -n në zhvillimin e politikave arsimore që në focus kanë edukimin e hershëm dhe rrisin ndërgjegjësimin e përgjithshëm në shoqërinë kosovare për rëndësinë e edukimit të hershëm, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme.

Objektivat e projektit janë:

  • Të ofrohen shërbime të integruara të arsimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët dhe shërbime mbështetëse për prindërit.
  • Të trajnohen edukatorët para shërbimit dhe në shërbim në ofrimin e shërbimeve të integruara të fëmijërisë së hershmë.
  • Programet e studimit për  edukimin në fëmijërinë e hershme për përgatitjen e edukatorëve të ardhshëm në Fakultetet e Edukimit të rishikohen për të përfshirë shërbimet e integruara.
  • Të organizohen aktivitetet e ndërgjegjësimit për rëndësinë e Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në shoqëri.
  • Të kryhet një studim mbi ndikimin e programit të zbatuar me fëmijët 3-6 vjeç.