Zhvillimi dhe sigurimi i cilësisë
Mekanizmi i sigurimit të cilësisë në Fakultetin e Edukimit funksionon në kontekst të funksionimit brenda mekanizmit të gjërë të sigurimit të cilësisë në nivel të Universiteti si dhe në kontekst të mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë në nivel Fakulteti. Qasja e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë është në përputhje me dispozitat e përgjithshme të UP-së, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës, si dhe me të gjitha standardet dhe Udhëzimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA-s).
Këshilli i Fakultetit të Edukimit ka miratuar edhe dokumentin specifik të Politikës për sigurimin e cilësisë në përgatitjen e mësimdhënësve në Kosovë si dhe pakon e instrumenteve për sigurim të cilësisë si pjesë e politikës.
Më detajisht gjeni informacionet në dokumentet e listuara.