EduForum Revista për mësimdhënës

Njihuni me revistën EduForum si nismë për zhvillimin e debatit akademik në arsimin parauniversitar

Nisma për themelimin e ‘EduForum’ në Fakultetin e Edukimit, si një revistë profesionale për komunitetin arsimor në Kosovë, ka dalë si rrjedhojë e nevojës për të plotësuar një zbraztësirë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e debatit në sektorin e sistemit shkollor në Kosovë. Ky debat nuk mund të bëhet vetëm në formën e takimeve e konferencave profesionale, si i tillë duhet të zhvillohet edhe në forma të tjera më të qëndrueshme e më sistematike si ajo e shkruar, e cila përveç tjerash siguron edhe përfshirje më të gjerë në terren.

Fakulteti i Edukimit e ka themeluar këtë revistë me qëllim që të ofrojë një platformë të komunikimit në komunitetin akademik dhe për të kontribuuar në promovimin e shpërndarjen më të lehtë të nismave të ndryshme, praktikave të mira në sistem, por gjithashtu edhe për të inkurajuar shkëmbimin mes akterëve të ndryshëm në sistemin arsimor duke përfshirë: mësimdhënësit në institucionet e arsimit parauniversitar, mësimdhënësit në Fakultetin e Edukimit, hulumtuesit në sektorin e edukimit dhe politikëbërësit.

Prof. Asoc. Blerim Saqipi

Dekan

Revista EduForum do të publikohet dy herë në vjet në platformat e Fakultetit të Edukimit dhe inkurajoheni të bashkëpunoni e kontriboni në vazhdimësi.

Shkarkoni numrin e parë të revistës këtu